Solskjaer: E duam titullin e ligës sezonin tjetër, por s’është synim realist - Gazeta Express
string(73) "solskjaer-e-duam-titullin-e-liges-sezonin-tjeter-por-seshte-synim-realist"

Solskjaer: E duam titullin e ligës sezonin tjetër, por s’është synim realist

Gazeta Express

15/01/2020 13:42

Trajneri Ole Gunnar Solskjaer ka thënë se Manchester Unitedi e ka synim ta fitojë titullin e Premierligës sezonin e ardhshëm, edhe pse e ka pranuar se ky synim mund të mos jetë realist.

Pasi për herë të fundit e ka fituar titullin e kampionit të Anglisë në sezonin 2012/13 nën drejtimin e Alex Fergusonit, Manchester Unitedi ka mbetur sërish në garë vetëm për top katërshe, pasi që është shumë prapa rivalit dhe liderit, Liverpoolit, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Skuadra e Solskjaer radhitet në pozitën e pestë në tabelën e Premierligës, pesë pikë larg Chelseat që radhitet në pozitën e katërt, por plot 27 pikë prapa Liverpoolit të Jurgen Kloppit.

Ky dallim i madh mes dy skuadrave vjen pasi Manchester Unitedi e mbylli sezonin e kaluar në pozitën e gjashtë, 32 pikë prapa rivalit të qytetit, Manchester Cityt, që e fitoi titullin e dytë radhazi.

Para se skuadra e tij ta vizitojë Liverpoolin në Anfield këtë të diel, trajneri i Manchester Unitedit ka thënë se klubi duhet të synojë të jetë në hap me rivalët në elitën e Anglisë.

“Natyrisht se qëllimi është ta fitojmë. Nuk po them se është synim realist. Ne jemi prapa dhe kemi një dallim të madh me liderin tani. Do të luajmë kundër tyre të dielën dhe do ta shohim se ku jemi”, ka thënë Solskjaer.

“Por, me disa transferime dhe me disa përmirësime të cilat jemi duke i bërë, ne duam ta arrijmë këtë synim brenda dy-tri vjetëve të ardhshme”.

“Tifozët dhe klubi s’janë të lumtur që s’jemi në garë për titull. E ndiejmë se duhet të jemi aty lart dhe shumë prej tifozëve të klubit e kanë përjetuar atë ndjenjë të të qenët në krye të ligës vazhdimisht”.

Para se të përballet me Liverpoolin, Manchester Unitedi do ta presë Wolvesin në Old Trafford në rindeshjen për rundin e tretë të FA Cup sonte. /Gazeta Express/