Solidaritet për Vinicius? Bernabeu ngrihet kundër racizmit - Gazeta Express
string(57) "solidaritet-per-vinicius-bernabeu-ngrihet-kunder-racizmit"

Sport

Gazeta Express

25/02/2026 22:27

Solidaritet për Vinicius? Bernabeu ngrihet kundër racizmit

Sport

Gazeta Express

25/02/2026 22:27

Tifozët e Real Madrid dhanë një mesazh të fuqishëm kundër racizmit në stadiumin Santiago Bernabeu para nisjes së ndeshjes së kthimit ndaj Benfica në play-off-in e Ligës së Kampionëve.

Në momentin kur lojtarët dolën në fushë, në tribuna u shpalos një banderolë gjigante me mbishkrimin “No Al Racismo” (Jo Racizmit), duke përcjellë një mesazh të qartë kundër diskriminimit në futboll.

Gjestin e tifozëve shumëkush e lidhi me situatën e Vinicius Junior, i cili kishte pretenduar se ishte ofenduar në baza racore nga lojtari i Benficas, Gianluca Prestianni, në ndeshjen e parë. Prestianni mungoi në këtë takim për shkak pezullimi.

Veprimi i mbështetësve madrilenë u vlerësua si një deklaratë e fortë solidariteti dhe një thirrje për barazi, respekt dhe tolerancë në sport. /GazetaExpress

Advertisement
Advertisement
Advertisement