“Sold Out” - FFK-ja njofton se biletat për ndeshjen ndaj Sllovenisë janë shitur të gjitha - Gazeta Express
string(85) "sold-out-ffk-ja-njofton-se-biletat-per-ndeshjen-ndaj-sllovenise-jane-shitur-te-gjitha"

Sport

Gazeta Express

15/09/2025 22:40

“Sold Out” – FFK-ja njofton se biletat për ndeshjen ndaj Sllovenisë janë shitur të gjitha

Sport

Gazeta Express

15/09/2025 22:40

Federata e Futbollit e Kosovës ka njoftuar se në kohë rekorde, të gjitha biletat për ndeshjen Kosova – Sllovenia janë shitur.

Kjo ndeshje luhet në “Fadil Vokrri” më 10 tetor, dhe zhvillohet në kuadër të kualifikimeve për Botërorin e vitit 2026.

FFK-ja ka njoftuar përmes rrjeteve sociale se të gjitha biletat për këtë ndeshje të madhe për Kosovën janë shitur.

Çmimet e biletave shkonin nga 10 euro më e lira, deri në 100 euro, më e shtrenjta.

FFK-ja njoftoi për nisjen e shitjes së biletave vetëm para tri orëve.

Kosova është e dyta në Grupin B të kualifikimeve me tri pikë të grumbulluara pas dy ndeshjeve, teksa Zvicra i prin tabelës me gjashtë pikë.

Në grup është edhe Suedia, të cilën Kosova e mposhti në “Fadil Vokrri” më 8 shtator me shifrat prej 2-0./GazetaExpress/