Tifozët zyrtarë të Kosovës, Dardanët kanë dalë me një njoftim zyrtar sa u përket biletave për ndeshjen me Sllovakinë.
Sipas tyre, biletat e garantuara për ndeshjen e 26 marsit, e vlefshme për “play-off”-in e Botërorit 2026 do t’ju takojnë atyre që i kanë rezervuar tashmë.
Gjithashtu, ata kërkojnë mirëkuptim për faktin se tash e tutje nuk mund ta shqyrtojnë asnjë kërkesë për bileta.
Ndër të tjera, Dardanët u kanë bërë thirrje tifozëve për abonim vjetor, kushdo që është i interesuar. /Gazeta Express