Sokoli tregon çfarë duhet të bëhet pas incidenteve në ndeshjen Gjilani - Prishtina - Gazeta Express
string(80) "sokoli-tregon-cfare-duhet-te-behet-pas-incidenteve-ne-ndeshjen-gjilani-prishtina"

Sokoli tregon çfarë duhet të bëhet pas incidenteve në ndeshjen Gjilani – Prishtina

Gazeta Express

10/07/2020 21:00

Trajneri i njohur Bylbyl Sokoli beson se pas ngjarjeve në Gjilan në mesjavë, Federata e Futbollit e Kosovës duhet të takohet me udhëheqësit e klubeve, gjyqtarëve dhe trajnerëve për ta krijuar një Kod të Sjelljes në fushë.

Sezoni aktual i Superligës së Kosovës në futboll është karakterizuar nga polemika, akuza e kundërakuza të shumta e dyshime për shitje dhe kurdisje të ndeshjeve, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Incidentet e tilla po vazhdojnë edhe tani që po i afrohemi fundit të kampionatit dhe tani që gara për titull dhe mbijetesë është më e zjarrtë. Ndeshja mes Gjilanit dhe Prishtinën këtë mesjavë ishte e tensionuar, pasi pati akuza për referim tendencioz dhe policia gjuajti sprej lotsjellës drejt trajnerit Armend Dallku dhe stafit të Prishtinës.

Të gjitha këto probleme e kamë shtyrë Sokolin të mendojë se duhet të ketë ndryshime në futboll, ndërsa ka treguar se çfarë hapa duhet të ndërmerren.

“Natyrisht që këto skena nuk dëshiron askush t’i shohë. Vërtetë është një gjendje ku shihet qartë se komunikimi mes klubeve dhe Federatës mungon, apo mos të them që është shumë i acaruar dhe me shumë fërkime”, ka thënë Sokoli në emisionin sportiv “Favorit” në T7.

“Ka shumë deklarata që shkaktojnë tension në zhvillimin e garës, në relacion klube-referë, klube-klube. Ju i pat pas ndeshjet reagimet e klubeve, me çfarë deklarata… me një gjuhë të cilën fatkeqësisht e dëgjojmë shumë shpesh edhe në parlament”.

“Përdorin fjalë si: “gënjeshtar”, “frikacak”, “i paaftë”. Këto janë terma që i kam dëgjuar nëpër komunikata këto ditë të klubeve. Kjo është shumë e dëmshme në këtë moment dhe kuptohet që shkaku i kësaj është moskomunikimi në mes të Federatës dhe klubeve”.

“Kanë mbetur edhe katër xhiro. Nëse nuk ulet presidenti me udhëheqësit e klubeve dhe udhëheqësit e Shoqatës së Referëve dhe të trajnerëve për ta krijuar një Kod të Sjelljes në fushë, unë mendoj se do të ketë shumë vështirësi”. /Gazeta Express/