Sokoli thotë se Granit Xhaka është hero, e krahason me Nënë Terezën e Bekim Fehmiun - Gazeta Express
string(83) "sokoli-thote-se-7granit-xhaka-eshte-hero-e-krahason-me-nene-terezen-e-bekim-fehmiun"

Futboll

Gazeta Express

23/11/2025 22:00

Sokoli thotë se Granit Xhaka është hero, e krahason me Nënë Terezën e Bekim Fehmiun

Futboll

Gazeta Express

23/11/2025 22:00

Trajneri i mirënjohur kosovar, Bylbyl Sokoli është i ftuar në emisionin sportiv “Favorit”.

Ai ka folur për Granit Xhakën, i cili u fishkëllye në “Fadil Vokrri” të martën, në ndeshjen Kosovë – Zvicër.

“Të gjithë ata që nuk e mohojnë dhe krenohen me prejardhjen e tyre janë heronjtë tanë. Si Granit Xhaka, Nënë Tereza, Bekim Fehmiu e të tjerë. Nuk bën t’i mohojmë këta heronjë. Të tjerët nga lloqi i bëjnë heronjtë, ne nga heronjë i bëjmë lloq”, ka thënë ai./GazetaExpress/