Trajneri i mirënjohur kosovar, Bylbyl Sokoli është i ftuar në emisionin sportiv “Favorit” në T7, ku po komenton lojën e Kosovës.
Ai është shprehur i lumtur me kalimin e Kosovës në Ligën B të Ligës së Kombeve, por ka thënë se tashmë atje do ta presin sfida të shumta.
“Liga B është ligë më e fortë, do të ketë punë me kombëtare më të forta, por besoj se kjo do të jetë më mirë për Kosovën, do ta kalitë dhe do të përfitojë përvojë më shumë”, ka thënë Sokoli.
Kosova kaloi në Ligën B të Ligës së Kombeve, pasi e mposhti 5-2 Islandën pas dy ndeshjeve.
Gazeta Express dhe Televizioni T7 janë në kërkim të një agjenti dinamik dhe ambicioz të shitjes dhe marketingut për...