Sokoli brengoset se kampionati mund të ndërpritet posa të fillojë - Gazeta Express
string(65) "sokoli-brengoset-se-kampionati-mund-te-nderpritet-posa-te-filloje"

Sokoli brengoset se kampionati mund të ndërpritet posa të fillojë

Gazeta Express

14/02/2020 20:19

Trajneri i njohur, Bylbyl Sokoli, ka paralajmëruar se nisja e kampionatit nëIpkoSuperligën e Kosovës kaq herëtnë shkurt rrezikon që ndeshjet të mos zhvillohen rregullisht shkaku i motit.

Stinori pranveror nëIpkoSuperligën e Kosovës ka filluar këtë sezon mëherët sesa zakonisht, pasi që duhet tëpërfundohetmëherët shkaku i nisjes së Kampionatit Evropian 2020, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Megjithatë, ky ndryshim sjell disa rreziqe, pasi qënëse ka reshje të madhe bore ose shiu, disa klube do ta kenëtë pamundur t’i zhvillojnë ndeshjet e tyre pasi qëluajnënë fusha me bar natyral, qës’kanë ngrohje.

“Ajo që mua më brengos mua më shumë në futbollin kosovar është kjo koha. Për herë të parë që nga koha e ish-Jugosllavisë, kampionati po fillon kaq herët, në fillim të muajit shkurt”, ka thënë Sokoli në emisionin sportiv “Favorit” në T7.

“Kjo s’ka ndodhur për shkak të kushteve klimatike, ne nuk mund të krahasohemi me vendet e tjera që kanë klimë tjetër, ku temperaturat nuk bien nën 10 gradë. Te ne mund të ndryshojë menjëherë këtë muaj dhe të bien temperaturat në -10 gradë, ku pastaj është në pikëpyetjeështë edhe vazhdimësia e kampionatit”, u shpreh Sokoli.

 “Federata duhet ta mendojë zgjidhjen B sepse pjesa dërrmuese e klubeve të Kosovës luajnë në terrene me bar natyral, ndërsa klubet që luajnë në fusha me bar artificial edhe mund t’i zhvillojnë këto ndeshje pavarësisht kushteve klimatike”.

Por, sekretari i përgjithshëm i FFK-së, Eroll Salihu, ka bërë të ditur se Federata i ka ndërtuar gjashtë fusha me bar sintetik që mund t’i jepen për përdorim klubeve që i kanë fushat me bar natyral. /Gazeta Express/