Sokol Havolli në vendlindjen e babait të tij: Një ditë plot shpresë, banorët e Llapashticës me shpirt e zemër kërkojnë ndryshim - Gazeta Express
string(125) "sokol-havolli-ne-vendlindjen-e-babait-te-tij-nje-dite-plot-shprese-banoret-e-llapashtices-me-shpirt-e-zemer-kerkojne-ndryshim"

Lajme

Gazeta Express

12/01/2025 20:47

Sokol Havolli në vendlindjen e babait të tij: Një ditë plot shpresë, banorët e Llapashticës me shpirt e zemër kërkojnë ndryshim

Lajme

Gazeta Express

12/01/2025 20:47

Kandidati për deputet nga LDK-ja, Sokol Havolli, e ka kaluar ditën në Llapashticë të Podujevës, ku me banorët ka diskutuar për të ardhmen, “për atë çka mund të bëjmë bashkë për ta çuar Kosovën më lart – një hap e një ëndërr më afër synimeve tona të përbashkëta”, shprehet Havolli.

“Në Llapashticën e babait tim, në vendin që na lidh të gjithëve me rrënjë të thella, ndjeva një mall të madh dhe një krenari të veçantë. Ishte një kthim në shtëpi, në tokën që mban gjurmët e sakrificës, forcës dhe vizionit të njerëzve që kurrë nuk u dorëzuan”, shkruan Havolli.

Lexo Edhe:

“Ishte një ditë e mbushur me shumë nostalgji për të kaluarën për plot shpresë për të ardhmen, një vizitë që më ktheu te origjina ime, te rrënjët e familjes sime. Kjo tokë ka nxjerrë heronj e intelektualë, luftëtarë të guximshëm dhe banorë që me shpirt e zemër kërkojnë ndryshimin dhe besojnë në një Kosovë të fortë”, shprehet tutje ai.

Postimi i plotë: