Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për deputet, Sokol Havolli, ka shpërndarë një video të tij duke kënduar, siç ka thënë ai, ‘‘për me ngjallë pak më shumë dashni’’, shkruan Gazeta Express.
Havolli në postimin e tij i është drejtuar qytetarëve duke kërkuar nga ta që të afrojnë sa më shumë njerëz të mirë afër vetes.
‘‘Ngjallni më shumë dashni . Afroni sa më shumë njerëz të mirë afër vetes! Me këtë kangë ju shprehi unë të gjithëve dashninë’’, ka shkruar ai. /GazetaExpress