Sofia Vergara kapet mat, përdorimi i tepërt i filtrave shpërfytyron audiencën - Gazeta Express
string(76) "sofia-vergara-kapet-mat-perdorimi-i-tepert-i-filtrave-shperfytyron-audiencen"

Sofia Vergara kapet mat, përdorimi i tepërt i filtrave shpërfytyron audiencën

Yjet

Gazeta Express

21/03/2024 22:22

Në postimin e saj, komentet e ndjekësve vërshuan ku shumë krahasuan publikun me një skenë të serialit “Walking Dead”.

Fotot e Sofia Vergara në Instagram tërheqin mijëra pëlqime me aktoren që poston selfie pothuajse çdo ditë. Në shumicën e fotove që ajo hedh, ajo pozon nga vendi i saj në panelin e jurisë së talent show-t “America’s Got Talent”.

Lexo Edhe:

Megjithatë, në një publikim të fundit, sytë e ndjekësve të saj janë fokusuar diku tjetër dhe jo tek ajo. Vergara përdori aq shumë filtra në foto sa që shtrembëruan fytyrat e audiencës së ulur pas saj. Në postimin e saj, komentet e ndjekësve vërshuan ku shumë krahasuan publikun me një skenë të serialit “Walking Dead”.

Nëse zmadhohet drejt publikut pas aktores, mund të shihen disa fytyra të deformuara, gjë që trembi shumë prej ndjekësve. Pavarësisht komenteve negative, mesa duket Sophia nu ki ka lexuar ose nuk është shqetësuar pasi fotot e “frikshme” mbeten akoma në rrjetet e saj sociale.