Snoop Dogg dëgjon "Mi dhe flakë mallit tim" të Luana Vjollcës me Bujar Qamilin - Gazeta Express
string(76) "snoop-dogg-degjon-mi-dhe-flake-mallit-tim-te-luana-vjollces-me-bujar-qamilin"

Gazeta Express

27/07/2020 16:13

Snoop Dogg dëgjon “Mi dhe flakë mallit tim” të Luana Vjollcës me Bujar Qamilin

Gazeta Express

27/07/2020 16:13

Është publikuar video ku shihet se Snoop Dog dëgjon këngën “Mi dhe flakë mallit tim”.

Luana Vjollca njihet si një ndër moderatoret e suksesshme shqiptare por edhe me muzikë po i shkon mjaft mirë.

Lexo Edhe:

Bashkëpunimi i saj me këngëtarin e mirënjohur, Bujar Qamilin, u pëlqye shumë.

“M’i dhe flakë mallit tim”, që na shoqëroi gjatë gjithë verës së 2018, nëpër dasma e makina.

Kënga ka mbi 15 milionë klikime, por siç duket ka tërhequr edhe vëmendjen e legjendës botërore, Snoop Dogg. Reperi i njohur ka realizuar ditën e djeshme një video live në Instagram dhe është kapur nga fansat duke dëgjuar pikërisht këngën e Luanës dhe Bujarit.

Një nga ndjekësit e Luanës ka arritur të kap momentin e papritur i cili është ndarë më pas në Instastory ose edhe vetë moderatorja.

Megjithëse videoja duket origjinale, nuk dihet sigurt nëse ajo është pasi fansat e artistes ndoshta kanë marrë mundin për të ndërhyrë në video.