Sneijder tregon çka ia pamundësoi të bëhej i mirë sa Messi e Ronaldo - Gazeta Express
string(68) "sneijder-tregon-cka-ia-pamundesoi-te-behej-i-mire-sa-messi-e-ronaldo"

Sneijder tregon çka ia pamundësoi të bëhej i mirë sa Messi e Ronaldo

Gazeta Express

06/06/2020 22:45

Wesley Sneijder pretendon se ai do të mundë të ishte bërë po aq i mirë sa Lionel Messi dhe Cristano Ronaldo, mirëpo dobësia e tij për konsumimin e verës ia ka pamundësuar një gjë të tillë.

Ish-mesfushori i ekipit kombëtar të Holandës e kishte shijuar një karrierë mbresëlënëse me Ajaxin, Real Madridin e Interin, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Në vitin 2010, ai i la prapa edhe Messin e Ronaldon, kur arriti ta fitojë trofeun e Ligës së Kampionëve me Interin, para se të shkonte deri në finale të Kupës së Botës me ekipin kombëtar të Holandës.

Përkundër këtyre sukseseve, ai s’arriti ta marrë Topin e Artë atë vit, pasi që me këtë çmim u shpërblye Lionel Messi – gjë që shumë tifozë e cilësojnë si të padrejtë për holandezin.

Ai nuk vlerësohet të ketë qenë ndonjëherë në nivelin e Messit dhe Ronaldos, të cilët i kanë fituar bashkë 11 Topa të Artë, por Sneijder insiston se ai do të kishte mundur ta arrinte nivelin e tyre.

“Unë mund të isha bërë si Messi dhe Ronaldo, por thjesht s’doja. Unë e shijoja jetën time, ndoshta e pija një gotë verë në darkë”, ka thënë 35-vjeçari.

“Leo dhe Cristiano janë më ndryshe, ata kanë bërë shumë sakrifica dhe kjo është në rregull për mua. Megjithatë, karriera ime ka qenë e mrekullueshme”. /Gazeta Express/