Snapchati lanson platformën për desktop - Gazeta Express
string(39) "snapchati-lanson-platformen-per-desktop"

AutoTech

Gazeta Express

18/07/2022 21:58

Snapchati lanson platformën për desktop

AutoTech

Gazeta Express

18/07/2022 21:58

Për dallim nga shumë platforma të tjera të rrjeteve sociale, Snapchat ka qenë i disponueshëm vetëm në telefon, që nga fillimi i tij mbi një dekadë më parë.

 Por, të hënën, kompania lansoi një version të bazuar në ueb, raportoi CNN-i.

Lexo Edhe:

Sipas rrjetit social, qëllimi është t’u jepet përdoruesve liria për t’i shkëmbyer bisedat ndërmjet telefonave e kompjuterëve, ndërsa versioni në desktop do ta ndihmojë gjithashtu Snapchatin që t’i bëjë ballë Zoomit, rrjet për komunikim që “shpërtheu” gjatë pandemisë.

Derisa Snapchati është i njohur për fotografi, video dhe mesazhe që fshihen pas një periudhe kohore, versioni në desktop do t’ua mundësojë përdoruesve që të zhvillojnë edhe video, e edhe t’i ruajnë ato.

Shërbimi po konsiderohet se do të jetë më i lehtë e më i këndshëm për njerëzit. Nëpërmjet videove që do të regjistrohen në desktop, Snapchati synon të përfitojë edhe përdorues të rinj.