Snapchat tani ka më shumë përdorues në Android sesa në Ios - Gazeta Express
string(58) "snapchat-tani-ka-me-shume-perdorues-ne-android-sesa-ne-ios"

Snapchat tani ka më shumë përdorues në Android sesa në Ios

AutoTech

Gazeta Express

23/04/2021 10:55

Snapchat më në fund ka korrur përfitimet e ndërtimit të një aplikacioni Android plotësisht funksional.

Sipas mediave të huaja kompania njoftoi në raportin e saj të fitimeve se baza e saj e përdoruesve kryesisht përdor Android në vend të iOS.

Lexo Edhe:

Madje, siç thuhet më tej, edhe kjo bazë e përgjithshme e përdoruesve vazhdon të rritet.

Gjatë tremujorit të parë të vitit 2021, Snapchat arriti 280 milionë përdorues aktivë të përditshëm, një rritje prej 22 për qind nga viti në vit.

Drejtori ekzekutiv Evan Spiegel e quajti momentin “një moment historik kritik që pasqyron vlerën afatgjatë të investimit që kemi bërë për të rindërtuar aplikacionin tonë Android”.

Kujtojmë se, Snapchat fillimisht filloi vetëm në iOS dhe lëshoi aplikacionin e tij të parë Android në vitin 2012.