Snapchat i disponueshëm edhe në web platformë - Gazeta Express
string(45) "snapchat-i-disponueshem-edhe-ne-web-platforme"

AutoTech

Gazeta Express

21/07/2022 23:06

Snapchat i disponueshëm edhe në web platformë

AutoTech

Gazeta Express

21/07/2022 23:06

Ndryshe nga shumë platforma të tjera të mediave sociale, Snapchat ka qenë i disponueshëm vetëm në telefona që nga lasnimi i tij mbi një dekadë më parë.

Megjithatë, të hënën kompania lansoi një version me bazë në ueb të aplikacionit të famshëm të mesazheve. Qëllimi është t’u jepet përdoruesve liria për të kaluar nga telefonat në kompjuterët e tyre, e gjitha kjo duke vazhduar bisedat e tyre në platformë.

Lexo Edhe:

Me opsionin në ueb, ju mund të hyni me llogarinë tuaj të Snapchat dhe të dërgoni mesazhe private ose të telefoni miqtë në desktop.

Fillimisht, platforma në desktop do të jetë e disponueshme ekskluzivisht për abonentët e Snapchat Plus dhe është lansimi i parë i një veçorie të madhe që kur Snap njoftoi abonimin me pagesë në qershor.

Abonentë në SHBA, Mbretërinë e Bashkuar, Kanada, Australi dhe në Zelandë të Re do të kenë akses të parët. Snapchat do të jetë i pajtueshëm vetëm me shfletuesin Chrome të Google dhe jo me Safari të Apple.