Rubin Kazani e ka regjistruar humbjen e dytë radhazi në këtë fillimsezon në elitën e futbollit në Rusi.
Pasi u mposht bindshëm 4:0 nga Zeniti javën e kaluar, sot Rubin Kazani u ndëshkua 2:3 nga Khimki në shtëpi, shkruan Gazeta Express.
Përkundër humbjes, Mirlind Daku pati një paraqitje të jashtëzakonshme, duke qenë protagonist në dy golat e vendasve.
Fillimisht, ai kaloi Rubinin në epërsi në minutën e 45-të, duke shënuar nga penalltia.
Khimki arriti të barazonte rezultatin nëpërmjet Khosonov në minutën e 50-të.
Daku nuk u tregua aspak vetjak në minutën e 65-të dhe asistoi për Jukic për ta rikthyer epërsinë e vendasve.
Megjithatë, mysafirët vetëm dy minuta më pas arritën të barazonin rezultatin për herë të dytë.
E krejt në fund, Vera shënoi nga penalltia në minutënn e 84-të për fitoren dhe tri pikë të rëndësishme për Khimkin.
Nga tri ndeshjet e para, Mirlind Daku ka dy gola dhe dy asiste, duke e nisur fuqishëm sezonin e ri në Rusi.