“Pirati” Vedat Muriqi shkëlqeu në ndeshjen e Espanyolit, mirëpo nuk ishte e mjaftueshme paraqitja e tij që Mallorca të marrë pikë në udhëtim.
Sulmuesi dardan arriti që të shënojë dy gola në ndeshjen e sontme, mirëpo ai me bashkëlojtarët e tij u mposhtën 3-2 nga Espanyoli.
Golin e parë të tij në ndeshje, Muriqi e shënoi në minutën e 45-të, nga pika e penalltisës, për ta bërë rezultatin 2-1.
Paraprakisht kishin shënuar Milla e Fernandez për Espanyolin.
Në minutën e 65-të të pjesës së dytë, Muriqi shënoi edhe një herë, kësaj here me kokë, për ta barazuar rezultatin në 2-2.
Mirëpo, gëzimin Muriqit e Mallorcas ia ndali Garcia, që shënoi nga penalltia në minutën e 83-të.
Kështu Mallorca mbetet pa asnjë pikë nga ky takim, teksa ka vetëm një pikë nga katër ndeshjet e para.
Ndërkohë, Espanyoli është i treti në tabelë momentalisht, duke grumbulluar 10 pikë nga katër xhirot e para, me vetëm Realin që ka pikë më shumë se klubi katalunas./GazetaExpress/