“S’më interesojnë kundërshtarët, vetëm ndeshjet tona” - Gazeta Express
string(49) "sme-interesojne-kundershtaret-vetem-ndeshjet-tona"

“S’më interesojnë kundërshtarët, vetëm ndeshjet tona”

Gazeta Express

29/06/2020 22:29

Trajneri i FC Prishtinës e ka komentuar fitoren e sotme nga FC Prishtina në “Fadil Vokrri”.

Në kuadër të javës së 27-të në Superligën e Kosovës, FC Prishtina regjistroi fitore 3:1 ndaj Feronikelit.

Lexo Edhe:

Pas ndeshjes, Dallku është shprehur i kënaqur me paraqitjen e futbollistëve të tij.

“Këtu alternativa e vetme ishte fitorja, jam i kënaqur me reagimin e futbollistëve të mi pas barazimit të rezultatit”, u shpreh Dallku në “SS Kosova”.

“Kishim mundësi të shënojmë edhe gola të tjerë, por neve tashmë na mbetet të rikuperohemi dhe të shohim përpara”, tregoi ai.

“Nuk dua t’i shoh kundërshtarët, dua t’i shoh vetëm ndeshjet tona, dhe Prishtina duhet t’i bëjë hyzmetin çdo takimi”, përfundoi ish-reprezentuesi i Shqipërisë.