Smalling në Inter - Gazeta Express

Smalling në Inter

Futboll

Gazeta Express

17/09/2020 9:22

Mbrojtësi 30-vjeçar anglez Chris Smalling është pranë transferimit te skuadra e Interit. Sipas “calciomercato”, drejtuesit e klubit zikaltër janë duke diskutuar me kolegët e Manchester United për të mbyllur transferimin e lojtarit në Milano.

Smalling, që ka një kontratë deri në vitin 2022 me Manchester United, vitin e fundit luajti me Roma në Serinë A, në formë huazimi.

Madje Roma synonte ta mbante edhe një vit lojtarin me këtë formulë. Gjithsesi, këtë herë transferimi tek Interi do të jetë përfundimtar, me zikaltrit që do të blejnë 100% kartonin e lojtarit.

Lojtari kushton rreth 20 milionë euro, por palët mendojnë se mund të arrijnë një marrëveshje të mirë ekonomike mes tyre.

Ndaj dhe bisedimet kanë nisur, me Smalling që, pas një viti në Serinë A, do të ishte një përforcim i rëndësishëm për trajnerin Antonio Conte.