Smalling mbetet në Romë nëse Koulibaly shkon në Man Utd - Gazeta Express
string(55) "smalling-mbetet-ne-rome-nese-koulibaly-shkon-ne-man-utd"

Gazeta Express

26/03/2020 16:00

Smalling mbetet në Romë nëse Koulibaly shkon në Man Utd

Gazeta Express

26/03/2020 16:00

“Djajtë e Kuq” planifikojnë ta transferojnë qendërmbrojtësin e Napolit gjatë verës që vjen. Vetëm në këtë rast mund t’ia shesin Romës Smallingun

Manchester United do ta lejojë qëndrimin afatgjatë të Chris Smalling në Romë, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

“Djajtë e Kuq” mund t’ia shesin klubit italian qendërmbrojtësin anglez vetëm me një kusht.

Smalling mund të qëndronte gjatë në Serie A në rast se klubi nga “Old Traffordi” e transferon qendërmbrojtësin e Napolit, Kalidou Koulibaly.

Smalling ka impresionuar gjatë periudhës së huazimit në kryeqytetin italian dhe dëshiron të qëndrojë tek “Giallorossi”.

Atë e duan edhe Arsenali e Tottenhami në Angli.

Mediumi britanik “The Mirror” ndërkohë shkruajnë se United do të mundohet ta transferojë në “Old Trafford” Koulibalyn.

Napoli i do 100 milionë euro për futbollistin afrikan. /Gazeta Express/