Smalling ka vendosur për të ardhmen - Gazeta Express

Futboll

Gazeta Express

01/06/2020 17:40

Smalling ka vendosur për të ardhmen

Futboll

Gazeta Express

01/06/2020 17:40

Manchester United është afër arritjes së marrëveshjes me Romën për qendërmbrojtësin anglez, i cili mund të qëndrojë në Serie A

Manchester United është afër arritjes së marrëveshjes me Romën për Chris Smallingun, shkruan Gazeta Express.

Qendërmbrojtësi anglez është i huazuar këtë sezon në klubin nga Serie A.

Por, mediumi britanik “Daily Star” shkruan se futbollistit mund t’i vazhdohet huazimi edhe për një vit.

Përfaqësuesi anglez e bëri një sezon fantastik me “Giallorossi” deri tash.

Ai po e pret dritën e gjelbër nga “Djajtë e Kuq” për të mbetur në Serie A, aty ku preferon të luajë.

Interesim për Smallingun ka shfaqur edhe Interi në Itali e Arsenali në Angli. /Gazeta Express/