Avokati Xhevdet Smakiqi ka thënë se dënimi për “Vrasje nga pakujdesia” është nga 6 muaj deri në 5 vjet.
“Prandaj nderlidhur me rastin e vrasjes gjatë ndalimit policor te Agon Zejnulllahut ne Lipjan nga veprimet e koordinuara be bashkëkryrje te pesë zyrtarëve policor, nuk duhet ngutur askush se ipso jure kjo vrasje mund te kualifikohet nga neni 175 i Kodit Penal te Republikes se Kosoves si vrasje nga pa kujdesia ku denimi është nen minimumin e vrasjes nga neni 172 te KPRK-se pra nen 5 vjet ose me sakte nga 6 muaj deri ne 5 vjet.”
Ai ka thënë se duhet të insistohet nga pala e dëmtuar që të vepra penale të kualifikohet si vr asje ordinere, dënimi i të cilës nuk mund të jetë më pak se 5 vjet.
“Mbeshtetur ne rrethanat faktike sipas videove te publikuara nga mediat, ne poziten e viktimes ne pasojat e shkaktuara, ne dashjen eventuale por me elemente edhe dashje direkte si perfshire jo vetem vendosjen e gjunjve ne fytin e Agonit por edhe mbajtjen e tepruar te trupave dhe gjunjve mbi fytin/ qafen e tij nuk mund te kualifikohet si vrasje nga neni 175 per shkak te ketyre rrethanve faktike. Por duke pasur parasysh se pavaresishte kompetences se Prokurorit te Shtetit per kualfikimin e vepres penale ne kete rast gjate shqyrtimit kryesor duhet insistuar qe edhe pala e demtuar permes te autorizuarit te saj te luftohet per kualifikimin e vepres penale nga neni 172 te KPRK- se si vrasje e ordinere ku denimi nuk mund te jete me pak se 5 vjet.”
“Vrasja si ne rastin e Agon Zennullahut nuk mund te jete nga neni 175 pasiqe nuk ishte aksident trafkiku dhe nuk kishte rrethana qe kryesit nuk e kane pare qarte trupin e viktimes as gjendjen e tii , pra nuk kishin asnje pengese fizike apo te ngjashme gjate ngulfatjes se tij.”
Ai ka thënë se pret të shihet sot nga prokurori në seancë dëgjimore se si do të kualifikohet rasti.
“Presim ta shohim se si po e kualfikon sot ne seancen degjimore ne kerkesen per parburgim prokirori i rastit. Drejtësia⚖️ është sherim per vitkimat dhe siguri per publikun.”