Smajl Latifi e Ardian Gjini takohen në Urën e Fshajtë: Aty Gjakova e Rahoveci më shumë bashkohen se ndahen - Gazeta Express
string(105) "smajl-latifi-e-ardian-gjini-takohen-ne-uren-e-fshajte-aty-gjakova-e-rahoveci-me-shume-bashkohen-se-ndahen"

Lajme

Gazeta Express

08/10/2025 18:34

Smajl Latifi e Ardian Gjini takohen në Urën e Fshajtë: Aty Gjakova e Rahoveci më shumë bashkohen se ndahen

Lajme

Gazeta Express

08/10/2025 18:34

Kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi është takuar me kryetarin e Gjakovës, Ardian Gjini –  të dytë nga subjekti politik, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK).

Po të dytë janë kandidatë për kryetarë të komunave të tyre, Gjakovës dhe Rahovecit.

Këto komuna që ndajnë vijë kufitare lokale, kanë pika si Ura e Fshajtë, ku Smajl Latifi thotë se aty “Gjakova e Rahoveci më shumë bashkohen si ndahen”.

Pikërisht aty u takuan Gjini e Latifi, ku ky i fundit tha se ia uruan fitoren njëri tjetrit të cilat i synojnë më 12 tetor.

“Me Ardian Gjinin, kryetarin shembullor të Gjakovës, tek Ura e Fshajtë, ku Rahoveci dhe Gjakova më shumë bashkohen se që ndahen. Ardiani është një ndër kryetarët më të përgjegjshëm, të përkushtuar e më të suksesshëm në Kosovë, që po shërben me rezultate të pakrahasueshme në Gjakovë. E urova e ma uroi fitoren e madhe të së dielës, për të cilën po punojmë. Punë të mbarë e suksese, Ardian”, ka shkruar Latifi. /Gazeta Express