Slot e ndien ende “frikën” nga City - Gazeta Express
string(33) "slot-e-ndien-ende-friken-nga-city"

Futboll

Gazeta Express

14/01/2025 14:59

Slot e ndien ende “frikën” nga City

Futboll

Gazeta Express

14/01/2025 14:59

Arne Slot e ka nisur për mrekulli eksperiencën në Liverpool dhe po shkon me hapa të sigurt drejt titullit të kampionit në Premierligë.

Mirëpo, trajneri i ri i “Reds” kërkon nga lojtarët e tij të mos gëzohen para kohe pasi i pret një rrugë e gjatë për të arritur deri tek festa përkundër distancës së krijuar në tabelë, shkruan “Gazeta Express”.

E prej kundërshtarëve, trajneri holandez më së shumti ia ka dronë Manchester Cityt të Pep Guardiolës.

Momentalisht, “Të Kuqtë” i kanë 12 pikë më shumë se “Citizens” dhe një ndeshje më pak të zhvilluar.

“Ju nuk mund ta përjashtoni kurrë Manchester Cityn dhe nuk mund ta përjashtoni kurrë Pep Guardiolën”, deklaroi fillimisht Slot.

“Ata janë të aftë të fitojnë shumë ndeshje radhazi dhe më pas varet gjithçka nga ekipet tjera që janë mbi ta. Posaçërisht, siç po lexoj çdo ditë në ‘Sky Sports’, pasi ata po e sjellin një ekip komplet të ri”, vazhdoi ai.

“Kjo është një arsye ekstra që të jemi të vëmendshëm dhe të kujdesshëm dhe të mos i përjashtojmë ata kurrë nga mundësitë që mund t’i kenë”, përfundoi Slot. /Gazeta Express

Advertisement
Advertisement
Advertisement