Sllovenia fut në karantinë 800 udhëtarë nga Ballkani - Gazeta Express

Lajme

Gazeta Express

09/07/2020 18:05

Sllovenia fut në karantinë 800 udhëtarë nga Ballkani

Lajme

Gazeta Express

09/07/2020 18:05

Sllovenia ka shtrënguar sërish masat pas rritjes së rasteve me koronavirus në vendet e Ballkanit Perëndimor. Për më tepër, ajo ka hequr nga lista e vendeve të sigurta edhe Kroacinë që është po ashtu vend i BE-së.

Pushuesit mund të qëndrojnë në Slloveni për më së shumti 12 orë tranzit, shkruan heute.at. Njerëzit që vijnë nga Kroacia duhet të dëshmojnë se kanë qëndruar atje, transmeton albinfo.ch. këtë mund ta bëjnë shembull duke dëshmuar se kanë pasur të prenotuar një hotel. Përndryshe nuk ka kufizime për ta.

Por situata është e ndryshme për ata që vijnë nga Serbia, Shqipëria apo Bosnja. Në fundjavën e kaluar, pothuajse 800 njerëz nga Ballkani Perëndimor kanë marrë vendimin për t’u vendosur në karantinë posa kanë hyrë në Slloveni. 340 vendime janë lëshuar të shtunën dhe 435 të tjera të dielën, ka deklaruar për agjencinë e lajmeve STA Ministria e Shëndetësisë.

Shumica e të ndaluarve vijnë nga Bosnja. Të gjithë ata që kanë udhëtuar nga një shtet tjetër i Ballkanit Perëndimor duhet të futen në karantinë për 14 ditë.

Vendimet për karantinë janë lëshuar gjithashtu në Aeroportin e Lubjanës (56) dhe në vendkalimet kufitare për në Itali dhe Austri (14).

Vendet fqinje me Slloveninë, si Austri, Italia dhe Hungaria mbeten tani për tani në listën e vendeve të sigurta.