string(92) "sllovakia-miraton-shitjen-e-mishit-te-arinjve-te-eger-specie-e-mbrojtur-nga-be-nisin-debatet"

Lajme

Gazeta Express

28/05/2025 13:03

Sllovakia miraton shitjen e mishit të arinjve të egër – specie e mbrojtur nga BE, nisin debatet

Lajme

Gazeta Express

28/05/2025 13:03

Qeveria populiste e Slovakisë ka miratuar shitjen e mishit të arinjve të egër, një specie e mbrojtuar në Bashkimin Evropian.

Perderisa muajin e kaluar kabineti miratoi planin për të qëlluar rreth një të katërtën e 1,300 arinjve të egër në vend, tani është njoftuar se mishi i arinjve të qëlluar do të jetë në dispozicion për ngrënie.

BBC raporton se kjo vrasje e autorizuar nga shteti është kritikuar nga aktivistët e mbrojtjes së natyrës dhe politikanët opozitarë, përfshirë edhe në Parlamentin Evropian. Pasi, arinjtë e egër janë klasifikuar si specie “afër zhdukjes” nga Bashkimi Evropian dhe Bashkimi Botëror për Mbrojtjen e Natyrës.

Megjithatë, qeveria e Sllovakisë ka ecur përpara me këtë plan dhe duke njoftuar se mishi do të shitet për publikun në mënyrë që të parandalohen humbjet. Është shtuar se nga java e ardhshme, organizatat nën ministrinë e Mjedisit mund të ofrojnë mishin për shitje, nëse plotësohen të gjitha kushtet ligjore dhe higjenike.

Arinjtë janë bërë çështje politike në Sllovaki pas rritjes së numrit të përplasjeve me njerëzit, përfshirë edhe sulmeve fatale. Gjatë periudhës 2000-2020, vendi ka raportuar gjithsej 54 sulme nga arinjtë, ndërsa tani thuhet se numri mesatar i sulmeve ka shkuar në 10 në vit.

Plani për vrasjen e arinjve ishte njoftuar nga kryeministri Robert Fico, me fjalët se: “Nuk mund të jetojmë në një vend ku njerëzit frikësohen të shkojnë në pyll.” E ndërsa qeveria argumenton se mbipopullimi i arinjve ka çuar në këto sulme, grupet mjedisore dhe kritikët thonë se duhet përqendrim më shumë te parandalimi.

Arinjtë e egër janë të mbrojtur rreptësisht sipas direktivave të BE-së dhe mund të vriten vetëm në raste të jashtëzakonshme – si rreziku për sigurinë publike – kur nuk ka alternativa të tjera. Ndërkohë, mishi i arinjve nuk konsumohet zakonisht në Evropë dhe konsiderohet si një delikatesë vetëm në disa rajone, si në pjesë të Europës Lindore dhe vendet nordike.