Sllovaki - Kosovë, forma, vlera dhe renditja e dy kombëtareve - Gazeta Express
string(57) "sllovaki-kosove-forma-vlera-dhe-renditja-e-dy-kombetareve"

Futboll

Gazeta Express

20/11/2025 14:11

Sllovaki – Kosovë, forma, vlera dhe renditja e dy kombëtareve

Futboll

Gazeta Express

20/11/2025 14:11

Kosova e ka mësuar rrugëtimin e saj në play-off për kualifikim në Kampionatin Botëror.

“Dardanët” në gjysmëfinale do të ndeshen me Sllovakinë në Bratislavë, shkruan Gazeta Express.

Në rast fitoreje, atëherë, Kosova në “Fadil Vokrri” do ta presë fituesin e ndeshjes Turqi – Rumani.

Sllovakia, kundërshtari i parë i Kosovës aktualisht renditet në vendin e 45-të në FIFA, kurse “Dardanët” zënë pozitën e 80-të.

Në Transfermarkt, Sllovakia ka vlerë aktualisht prej 138 milionë euro, shtatë milionë më shumë sesa Kosova.

Katër fitore dhe dy humbje ishte bilanci i Sllovakisë në kualifikimet e rregullta për Botëror, teksa shënoi pesë gola dhe pranoi tetë të tjerë.

Në anën tjetër, Kosova pati tri fitore, dy barazime dhe një humbje, ndërsa shënoi pesë gola dhe pranoi po pesë, të gjitha nga Zvicra.