Sllovakët janë duke u frikësuar se tifozët kosovarë do ta mbushin gjysmën e stadiumit sonte në Bratisllavë.
Dy kombëtaret do të përballen sonte në kryeqytetin sllovak në kërkim të finales së “play-off”-it, në ndeshjen që do të nisë prej orës 20:45, shkruan “Gazeta Express”.
Shumë tifozë e kanë marrë rrugën nga Kosova për t’i mbështetur Dardanët sonte, ndërsa një pjesë tjetër kosovarë kanë udhëtuar drejt Bratisllavës nga vende të ndryshme të Evropës.
Rrugët e Bratisllavës janë mbushur me tifozë të Kosovës dhe sllovakët po frikësohen se në stadium do të dëgjohen me të madhe tifozët e Dardanisë.
Madje, mediumi sllovak “Sport24.sk” pyet se “a do të jetë gjysmë e stadiumit me tifozë të Kosovës!?”, duke e parë atmosferën e krijuar nga tifozët tanë në qendër të Bratisllavës dje. /Gazeta Express