Sllaveski: Tre bankat e mëdha njoftojnë uljen e tarifave për qytetarët dhe kompanitë - Gazeta Express
string(83) "sllaveski-tre-bankat-e-medha-njoftojne-uljen-e-tarifave-per-qytetaret-dhe-kompanite"

Maqedoni

Gazeta Express

07/08/2025 12:26

Sllaveski: Tre bankat e mëdha njoftojnë uljen e tarifave për qytetarët dhe kompanitë

Maqedoni

Gazeta Express

07/08/2025 12:26

Iniciativa e Bankës Popullore për uljen e tarifave për përdorimin e shërbimeve të pagesave ka filluar të japë rezultatet e para. Në fillim të këtij muaji, tre bankat e mëdha dhe një bankë e mesme njoftuan se po ulin tarifat për qytetarët dhe kompanitë, deklaroi guvernatori Trajko Sllaveski.

Siç tha ai në konferencën për shtyp, kjo pritet edhe nga bankat e tjera të mesme dhe të vogla.Sipas Sllaveskit, uljet janë veçanërisht të rëndësishme për kryerjen e pagesave të klientëve përmes sistemeve interne të bankave, si dhe përmes sistemeve pagesore ku pagesat realizohen midis bankave në kohë reale gjatë gjithë ditës.“Bankat gjithnjë e më shumë fillojnë të ofrojnë pagesa falas që iniciohen përmes bankave elektronike dhe mobile dhe realizohen në sistemet e tyre interne. Po vërejmë një korrigjim në rënie të shumës së tarifave në njërën nga bankat dhe tërheqjen e parave të gatshme në sportelet e bankës si dhe për shërbime të tjera që lidhen me pagesat rreth parave të gatshme, kopjet e dokumentacionit dhe lëshimin e faturave”, ka thënë guvernatori.Ai paralajmëroi se Banka Popullore do të ngrejë iniciativë për ndryshim në zgjidhjen ligjore për llogarinë e pagesave me funksione bazë me çka do të mundësohet përdorimi i saj më i gjerë nga qytetarët për të kryer pagesa në të gjitha bankat.