Sllaveski: Nga nesër pagesat në euro më të lira dhe më të shpejta - Gazeta Express
string(64) "sllaveski-nga-neser-pagesat-ne-euro-me-te-lira-dhe-me-te-shpejta"

Maqedoni

Gazeta Express

06/10/2025 12:18

Sllaveski: Nga nesër pagesat në euro më të lira dhe më të shpejta

Maqedoni

Gazeta Express

06/10/2025 12:18

Nga nesër vendi edhe praktikisht do të bëhet pjesë e Zonës së vetme të pagesave në euro (SEPA), me ç’rast qytetarët dhe kompanitë do të mund të kryejnë pagesa në euro në të njëjtën mënyrë si në vendet e Bashkimit Evropian.

“Nga nesër, 7 tetor, pagesat në euro me vendet e Zonës së vetme të pagesave në euro (SEPA) do të jenë rreth 6 herë më të lira dhe më të shpejta! Një pagesë prej 500 euro e cila deri tani kushtonte rreth 1.600 denarë, nga nesër do të kushtojë rreth 260 denarë. #SEPA do të thotë pagesa më të shpejta, më të lira dhe më të sigurta në euro për qytetarët dhe kompanitë”, shkroi sot guvernatori i Bankës Popullore, Trajko Sllaveski në platformën “X”.

Më 6 mars të këtij viti, Këshilli Evropian për pagesa e pranoi aplikimin e vendit tonë, duke na bërë anëtare të SEPA-s, gjë që u mundëson bankave vendase të përfshihen në skemat e pagesave përmes të cilave kryhen pagesat në euro, në një zonë gjeografike që përfshin 40 vende anëtare.