string(76) "sllaveski-emerohet-guvernator-i-ri-i-bankes-popullore-ne-maqedonine-e-veriut"

Maqedoni

Gazeta Express

29/05/2025 12:59

Sllaveski emërohet guvernator i ri i Bankës Popullore në Maqedoninë e Veriut

Maqedoni

Gazeta Express

29/05/2025 12:59

Mbrëmë vonë, Trajko Slaveski u emërua guvernator i ri i Bankës Popullore. Në Kuvend, 68 deputetë votuan “pro”, dhe 16 ishin kundër.

Në kuadër të debatit të përgjithshëm dhe një sërë replikash dhe kundërpërgjigjesh, deputetët shprehën pikëpamje të ndryshme, ku deputetët e shumicës qeverisëse u përqendruan në ekspertizën dhe kompetencën e tij, ndërsa ata të opozitës në përkatësinë politike të Sllaveskit dhe vizionin për pavarësinë e institucionit.

Sipas biografisë së paraqitur në propozimin e Presidentes Gordana Siljanovska Davkova, Trajko Sllaveski ka lindur në Ohër në vitin 1960. Ai është profesor i rregullt në Fakultetin e Ekonomisë në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup. Ai studioi në të njëjtin universitet dhe kreu studime pasuniversitare në SHBA (Universiteti Shtetëror i Kalifornisë 1986/87 dhe Universiteti i Harvardit 1989/90). Në vitin 1997, ai kaloi gjashtë muaj në Universitetin Shtetëror të Arizonës në Tempe, Arizona, SHBA, si profesor vizitor.

Sllaveski është bashkautor i Programit të parë Kundër Inflacionit, një dokument i rëndësishëm gjatë pavarësisë monetare të Republikës së Maqedonisë në prill të vitit 1992 në luftën kundër hiperinflacionit të atëhershëm dhe futjes së monedhës kombëtare – denarit.

Në të kaluarën, Sllaveski mbajti postet e Ministrit të Zhvillimit (1999-2000) dhe Ministrit të Financave (2006-2009) në Qeverinë Maqedonisë. Gjatë mandatit të tij si Ministër i Financave në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë, ai mbajti postet e Guvernatorit në Bankën Botërore dhe Guvernatorit në Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim.