Slasovski: Vendimi për kryeministrin e ri do të merret në organet partiake - Gazeta Express
string(73) "slasovski-vendimi-per-kryeministrin-e-ri-do-te-merret-ne-organet-partiake"

Slasovski: Vendimi për kryeministrin e ri do të merret në organet partiake

Gazeta Express

14/12/2019 15:44

Unë jam përkushtuar që madje edhe këto 20 ditë të punoj me përkushtim maksimal në projektet që ndodhen në MPB. Përmenda se vendimet lidhur me kryeministër teknik, qeveri të ardhshme dhe kështu me rradhë do t’i flasin organet dhe trupat partiakë. Se çfarë vendime do të sillen, ato janë vendime që duhet të respektohen, domethënë, ne sot nuk do të vendosim dhe të zgjedhim fate personale, edhe pse dikush nënkupton se duhet të mendojë vetëm se ku do të shkojë dhe çfarë do të bartë prej pozicioneve të caktuara. Vërtetë ai nuk duhet të jetë në asnjërën nga ato pozicione. Kështu që për mua më me rëndësi është interesi i qytetarëve të vendit, se sa ku do të jem unë pas 3 janarit. Unë dua maksimalisht me përkushtim dhe mirë ta kryej punën. Siç fillova në Ministrinë e Punëve të Brendshme, më tej nga 3 janari, një gjë jam i sigurt, se do të jem në betejë për marrje të edhe një mandati në qeveri. Unë edhe njëherë ju rikujtoj, vendimet i sjellin organet partiake. Nuk dua që tani të them, zyrtarisht nuk kemi folur, pasi të vendoset, LSDM do ta informojë opinionin publikisht”, ka deklaruar Ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski.