Sky Sports raporton për përleshje mes tifozëve shqiptarë dhe serbë- anglezët s'janë të përfshirë - Gazeta Express
string(94) "sky-sports-raporton-per-perleshje-mes-tifozeve-shqiptare-dhe-serbe-anglezet-sjane-te-perfshire"

Futboll

Gazeta Express

16/06/2024 17:41

Sky Sports raporton për përleshje mes tifozëve shqiptarë dhe serbë- anglezët s’janë të përfshirë

Futboll

Gazeta Express

16/06/2024 17:41

Një përleshje e madhe mes tifozëve ka ndodhur në Gelsenkirchen të Gjermanisë.

Fillimisht, nëpër rrjete sociale u tha se tifozët anglezë u përleshën me ata serbë, shkruan Gazeta Express.

Megjithatë, Sky Sports raporton se përleshja u zhvillua mes tifozëve shqiptarë dhe atyre serbë.

“Policia gjermane është përballur me një incident me tifozë shqiptarë dhe serbë pranë qendrës së Gelsenkirchen. Shumica e oficerëve të lartë të policisë gjermane në vendngjarje thonë se për momentin ata besojnë se incidenti nuk përfshin tifozë anglezë”, thuhej në njoftimin e mediumit të madh anglez.

Anglia dhe Serbia do të përballen sonte nga ora 21:00 në kuadër të Kampionatit Evropian. /Gazeta Express/