Skuadra kosovare e transferon ish-lojtarin e NBA-së - Gazeta Express
string(51) "skuadra-kosovare-e-transferon-ish-lojtarin-e-nba-se"

Gazeta Express

27/02/2020 17:37

Skuadra kosovare e transferon ish-lojtarin e NBA-së

Gazeta Express

27/02/2020 17:37

Vander Blue ka luajtur në të kaluarën në ekipet Los Angeles Lakers dhe Boston Celtics. Ai do t’i bashkohet skuadrës kosovare në ditët në vazhdim

Golden Eagle Ylli e ka bërë një goditje të madhe sot, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Klubi kosovar në fakt ka arritur marrëveshje me basketbollistin amerikan, Vander Blue, i cili do t’i mbrojë ngjyrat e këtij klubi deri në fund të këtij sezoni.

Blue është 27 vjeç, i gjatë 193 centimetra dhe luan në pozitat 1 dhe 2, njofton klubi therandas.

Ai ka qenë pjesë e dy ekipeve të suksesshme të NBA-së, edhe pse ka pasur minutazh të vogël.

Blue ka luajtur në Boston Celtics (2013-2014, 5 pikë, 4.9 minuta, 1 kërcim, 0.33 asistime për ndeshje) dhe për Los Angeles Lakers (2014-2015, 2 ndeshje, 22 pikë, 36.9 min, 4.5 kërcime, 4 asistime për ndeshje dhe 2017-2018, 5 ndeshje, 3 pikë, 9 min, 0.2 kërcime dhe 1.2 asistime për ndeshje).

Ai ka marrë pjesë në NBA Summer League me ekipet e NBA-së si

Memphis, Houston, San Antonio, Chicago, Dallas dhe LA Lakers.

Ai gjithashtu ka qenë pjesë e disa ekipeve në Evropë dhe Azi si Maccabi Rishon Lezion (Izrael), Fiat Torino, e së fundmi në ekipet amerikane South Bay Lakers, Texas Legends e Santa Cruz Warriors.

Blue pritet të arrijë në Suharekë shumë shpejt për t’iu bashkuar ekipit të ri. /Gazeta Express/