Skriniar zhgënjen, PSG-ja nis kërkimet për një qendërmbrojtës të ri - Gazeta Express
string(66) "skriniar-zhgenjen-psg-ja-nis-kerkimet-per-nje-qendermbrojtes-te-ri"

Skriniar zhgënjen, PSG-ja nis kërkimet për një qendërmbrojtës të ri

Futboll

Gazeta Express

21/04/2024 10:12

Milan Skriniar u prit me shumë ovacione verën e shkuar te Paris Saint-Germain.

Megjithatë sezoni i parë i qendërmbrojtësit te skuadra franceze nuk rezultoi aspak pozitiv, me ish-lojtarin e Inter që vuajti për shkak të një dëmtimi.

Lexo Edhe:

Sipas raportimeve të medieve franceze, sllovaku rezultoi një zhgënjim i madh, me PSG-në që tashmë ka nisur kërkimet për një zëvendësues të 29-vjeçarit.

Ndonëse ka kontratë deri në 2028-ën me PSG-në, nuk përjashtohet si mundësi fakti që Skriniar mund të largohet nga parisienët që këtë verë.