Skriniar shpallet Lojtari më i Mirë i Sllovakisë: Shpresoj që Hamsiku nuk zemërohet me mua - Gazeta Express
string(89) "skriniar-shpallet-lojtari-me-i-mire-i-sllovakise-shpresoj-qe-hamsiku-nuk-zemerohet-me-mua"

Gazeta Express

23/03/2020 14:29

Skriniar shpallet Lojtari më i Mirë i Sllovakisë: Shpresoj që Hamsiku nuk zemërohet me mua

Gazeta Express

23/03/2020 14:29

Mbrojtësi i Interit, Milaan Skriniar, është shpallur Lojtari më i Mirë i Vitit në Sllovaki dhe ka bërë shaka duke thënë se shpreson se Marek Hamsik nuk do të zemërohet me të.

Për shkak të koronavirusit që e ka goditur Evropën, edicioni i 20-të i ceremonisë për ndarjen e çmimeve nuk u mbajt siç e do zakoni, transmeton Gazeta Express.

Por Federata e Futbollit e Sllovakisë e ndau çmimin në bashkëpunim me gazetën Pravda, duke i numëruar votat e trajnerëve dhe gazetarëve sportivë.

“Më vjen keq që ceremonia e sivjetshme nuk u mbajt si çdo vit. Por në këtë periudhë, nuk është e mundur dhe është e arsyeshme”, tha Skriniar për gazetën Pravda.

“Natyrisht jam i lumtur për çmimin dhe u jam mirënjohës njerëzve që votuan për mua”, shtoi ai.

“Vitin e kaluar Stanislav Lobotka më tha se këtë çmim mund ta fitojë dikush tjetër vetëm kur Hamsik të shkojë në Kinë. Prandaj shpresoj se ai nuk është i zemëruar me mua”, theksoi ai. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement