Milan Skriniar është bërë me klub të ri.
Futbollisti sllovak në mënyrë të papritur është larguar nga Paris Saint-Germaini, ku ishte transferuar nga Interi.
Dhe, qendërmbrojtësi stabil do ta kalojë gjysmën e dytë të këtij sezoni në Superligën turke, respektivisht në Fenerbahçes, njofton gazetari sportiv italian dhe njëherësh ekspert i transfereve, Fabrizio Romano, përcjell “Gazeta Express”.
Skriniar në fakt do të bëhet pjesë e ekipit nga Stambolli për gjashtë muaj në formë huazimi.
Gjithnjë sipas Romanos, futbollisti është rrugët për në Turqi, ku fillimisht do t’i kryejë vizitat mjekësore e më pas të nënshkruajë me klubin Verdh e Kaltër.
Futbollisti mund të jetë në dispozicion të trajnerit Jose Mourinho që nga kjo fundjavë. /Gazeta Express
Gjithçka që keni ëndërruar, por nuk keni mundur ta blini ose nuk keni pasur kohë për procedura të gjata,...