“Skolioza e bankës” - Gazeta Express
string(17) "skolioza-e-bankes"

Shneta

Gazeta Express

06/09/2021 10:10

“Skolioza e bankës”

Shneta

Gazeta Express

06/09/2021 10:10

Kolona vertebrale është për gjithë jetën ndaj kujdesi duhet të fillojë që në moshë të hershme. Nënvlerësimi i deformimeve të qëndrimit në fazën pediatrike, diagnostikimi dhe trajtimi i vonuar mund të jetë me pasoja fatale.

Si ta dallojmë?

Lexo Edhe:

Të ashtuquajturat “veset e zakonshme”, kur fëmijët e mbajnë shpinën të harkuar, janë lehtësisht dhe tërësisht të korrigjueshme dhe nuk kanë të bëjnë me skoliozën.

Të dish “të lexosh” qëndrimin e fëmijës është e rëndësishme për të dalluar defektet funksionale nga ato organike. Periudha që duhet konsideruar në mënyrë të veçantë është midis klasës së 5-të dhe të 9-të, kur fëmijët janë në atë fazë të rritjes gjatë së cilës mund të ndodhin disa patologji të shtyllës kurrizore.

Gjithashtu duhet të kuptojmë nëse kemi të bëjmë me një patologji të kolonës vertebrale apo me një qëndrim të gabuar për shkak të ndrojtjes.

Simptomat

– Supet e pabarabarta
– Një shpatull më e spikatur se tjetra
– Bel i anuar
– Një ijë më e lartë se tjetra
– Njëra anë e kafazit të kraharorit del përpara
– Një ngritje në njërën anë të shpinës kur përkuleni përpara

Këshilla

• Prindërit duhet ta edukojnë fëmijën të mbajë qëndrimin e duhur të shpinës kur bën detyrat si dhe kur luan, veçanërisht me pajisjet elektronike.
• Vëzhgoni qëndrimin e fëmijës kur është i ulur.
• Mësuesit duhet të sigurohen që banka dhe karrigia të vendosen në largësinë e duhur dhe në përpjesëtim me gjatësinë e fëmijës.
• Pesha e çantës nuk duhet të kalojë 10-15% të peshës trupore të fëmijës. Çanta me rrota, gjithashtu duhet të kontrollohet.
• Aktiviteti fizik gjatë fazës së rritjes ndihmon në forcimin e muskujve të shpinës që mbajnë kolonën vertebrale.
• Të rriturit duhet gjithashtu të qëndrojnë në mënyrë korrekte për të dhënë një shembull të mirë
• Mësuesit mund t’i kushtojnë disa orë informimit të fëmijëve mbi funksionimin e shpinës, për t’i ndihmuar ata në heqjen e veseve të qëndrimit përmes mësimit të lëvizjeve korrekte.
• Vëzhgoni qëndrimin e fëmijës kur fle, sepse mund të marrë pozicione që dëmtojnë shpinën. Dysheku nuk duhet të jetë tepër i butë dhe jastëku duhet të jetë mjaftueshëm i ulët.

Për më shumë informacion, kontaktoni në inbox ose në numrat e telefonit 038 221 661 ose 049 513 513.

Spitali Amerikan, Përqafoje Jetën!
#spitaliamerikan#perqafojejeten

https://www.instagram.com/spitaliamerikanprishtine/?hl=en