Kombëtarja e Kosovës në skitari ka vazhduar
garat edhe sot në Kampionatin Botëror të Skitarisë, që po mbahet në Courchevel
të Francës.
Vajzat garuan në disiplinën e sllallomit.
Lirika Deva zuri vendin e 70-të, Enxhi Sefaj e 82-ta dhe Arba Pupovci e 92-ta,
pas lëshimit të parë por që nuk u kualifikuan për lëshimin e dytë.
Kiana Kryeziu ishte e pafat, pasi nuk
përfundoi lëshimin e parë.
Djemtë, Arbi Pupovci, Klos Vokshi dhe Drin
Kokaj, garuan në kualifikime për garën e nesërme të sllallomit, ku u kualifikua
vetëm Pupovci që doli i 37-ti nga 118 garues, 73 prej të cilëve nuk e mbyllën
njërin lëshim sikurse Vokshi e Kokaj.