Kryetari i Nismas Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë në “Pressing” të T7, se opozita e ka humbur hapin teksa është pyetur për reagimin ndaj shefes së grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila.
Të mërkurën u publikuan audio-incizime të Kusari-Lilës me Milan Radojçiqin.
Limaj tha se po të ishte pjesë e Parlamentit nuk do të shkonte në Kuvend e as nuk do të komunikonte me Mimoza Kusari-Lilën.
Por, ai tha se kjo është dashur të bëhej vitin e kaluar, kur u publikuan audio-incizimet e para.
“Nuk do të kisha shku në Parlament, e as me komuniku me një shefe grupit parlamentar. E kisha diskomuniku. Para 1 viti ka dashur me bë këtë gjë”, ka thënë Limaj. /Gazeta Express