“Skifteri” shqiptar kapet në Itali - ishte dënuar për vjedhje në seri - Gazeta Express
string(65) "skifteri-shqiptar-kapet-ne-itali-ishte-denuar-per-vjedhje-ne-seri"

Lajme

Gazeta Express

03/06/2026 11:13

“Skifteri” shqiptar kapet në Itali – ishte dënuar për vjedhje në seri

Lajme

Gazeta Express

03/06/2026 11:13

Një shqiptar është arrestuar nga Policia e Shtetit në Fondi të Italisë, pasi rezultonte i dënuar në mungesë për një seri plaçkitjesh në zonë.

Autoritetet thanë se ekzekutuan një urdhër dënimi me burg të lëshuar kundër shqiptarit, banues në Itali prej vitesh, i cili ishte dënuar përfundimisht për krimin e vjedhjes me thyerje.

Pas lëshimit të urdhrit, oficerët e Policisë së Shtetit nga Stacioni i Policisë së Fondit filluan menjëherë kërkimet në zonë, të cilat vazhduan gjatë gjithë pasdites së 30 majit dhe mëngjesit të 31 majit.

Më tej ai u paraqit në stacionin e policisë, ku iu komunikua edhe masa e burgut. Pasi u kryen formalitetet, i dënuari u dërgua në burgun Latina, ku do të vuajë dënimin e mbetur prej një viti e gjashtë muajsh burg.

Advertisement
Advertisement
Advertisement