Ski në Paris, bora e rrallë ndryshon panoramën e kryeqytetit francez - Gazeta Express
string(67) "ski-ne-paris-bora-e-rralle-ndryshon-panoramen-e-kryeqytetit-francez"

Lajme

Gazeta Express

06/01/2026 16:35

Ski në Paris, bora e rrallë ndryshon panoramën e kryeqytetit francez

Lajme

Gazeta Express

06/01/2026 16:35

Rrugët e Montmartrë në Paris, u kthyen në pistë skish pasi kryeqyteti francez u mbulua si rrallëherë nga bora; disa mbërritën me veshje e pajisjet e posaçme për ski, ndërsa të tjerë improvizuan me qese plastike, për të rrëshqitur poshtë bazilikës ikonike Sacre-Coeur.

Reshjet e borës kënaqën vendasit dhe turistët, duke ofruar pamje magjepsëse rreth monumenteve kryesore të Parisit.

Megjithatë, moti solli sfida për udhëtarët, me trafik të rëndë të raportuar në autostradat e kryeqytetit.

Dy aeroportet kryesore të Parisit, Charles de Gaulle dhe Orly, ulën fluturimet me 15% të hënën për shkak të kushteve.

Shërbimi Kombëtar i Motit i Francës, Meteo-France, lëshoi paralajmërime për dëborë dhe akull në të gjithë rajonin e Parisit dhe pjesë të Francës veriperëndimore, me kushte të rrezikshme që pritet të vazhdojnë deri të mërkurën.

Advertisement
Advertisement
Advertisement