‘‘S’ki informacion – Mos se qekjo s’pi ujë’’, Haxhiu e Drenori përplasen për mundësinë e heqjes së ambasadës nga Kosova - Gazeta Express
string(110) "ski-informacion-mos-se-qekjo-spi-uje-haxhiu-e-drenori-perplasen-per-mundesine-e-heqjes-se-ambasades-nga-kosova"

Lajme

Gazeta Express

13/09/2025 21:46

‘‘S’ki informacion – Mos se qekjo s’pi ujë’’, Haxhiu e Drenori përplasen për mundësinë e heqjes së ambasadës nga Kosova

Lajme

Gazeta Express

13/09/2025 21:46

Në Pressing në T7 janë përplasur mes vete gazetari Baton Haxhiu dhe njohësi i çështjeve politike Xhavit Drenori, pasi që Haxhiu tha se në SHBA po diskutohet mundësia që disa ambasada të largohen nga disa vende, duke përmendur Kosovën.

Pas kësaj ka reaguar Drenori duke kundërshtuar Haxhiun.

Pjesë nga debati:

‘’Unë sa po kuptoj Në pjesën e parë të tetorit, SHBA kanë me hy në një bisedë në shtëpinë e Bardhë për sa do ti zvogëlojnë, ose cilat ambasada do t’i heqin nga disa vende të botës. Mos harroni që një prej vendeve që është targetume për mos me pas ambasadë është Kosova. Nuk është veç për Kosovën kjo, por ka disa vende që do të mbesin pa ambasada”, ka thënë Haxhiu.

‘’Me pas një qasje të tillë’’, ka ndërhyrë Drenori.

‘’Nuk ki informacion mos spekulo’’, i është drejtuar Haxhiu.

‘‘E ju a keni informacion’’, ka pyetur Drenori

‘’Për faktin që po flas kam informacxion’ ka deklaruar Haxhiu.

‘’Edhe unë kam’’ ka thënë Drenori.

‘’Ti s’ke fare’’ është kundërpërgjigjur Haxhiu.

‘’E ka një bazë amerikane me ushtarë këtu, edhe po e hjek ambasadën, mos se kjo s’pinë ujë’’, ka thënë Drenori.

https://youtube.com/watch?v=ZA0_Avxad5Y%3Fsi%3DG9lq9usZ3ivSCObt