Grupi i tifozëve të futbollit nga Manastiri, “Çkembari”, ka lëshuar një reagim skandaloz pas incidentit të fundit në qytet, duke mohuar prapavijën ndëretnike dhe duke përdorur gjuhë nxitëse ndaj komuniteteve të tjera.
„Mos krijoni tensione ndëretnike aty ku nuk ka, mos krijoni tensione ndëretnike që nuk do të mund t’i kontrolloni. Në Manastir ‘bien’ bluzat e të gjithë atyre që i irritojnë manastirasit, dhe do të ‘bien’ edhe më tej!“ thuhet në reagimin e tyre.Ata shtojnë se situata nuk ka karakter etnik, duke sulmuar edhe kategori të ndryshme tifozësh. „Komitë e ballistë, sherfercerë e vojvodë, debraçanë, kosovarë e grekë – të gjithë ata që janë vërejtur kanë mbetur pa bluza. ‘Incidenti’ nuk ka prapavijë ndëretnike,“ thonë “Çkembari”.Në vijim të deklaratës, ata e konsiderojnë të huajin e sulmuar si provokator. „‘Suedezi’ që shëtiste me një shqiponjë të stampuar në të gjithë bluzën është provokim i thellë ndaj të gjithëve neve, të cilëve na janë ende të freskëta kujtimet nga para 20 vjetësh. Mos u bëjmë budallenj – nën atë flamur janë therur heronjtë tanë të Manastirit.“Deklarata përmbyllet me një mesazh sfidues: „Manastirasit janë njerëz krenarë. Kushdo që na kërkon, e di ku jemi – salla dhe stadiumi janë shtëpia jonë. MANASTIRI ËSHTË SHTËPIA JONË!!!
tag_katrorimaqedoni_2