Në bazën ajrore Elmendorf në Anchorage të Alaskës është përgatitur skena për pritjen e presidentit amerikan, Donald Trump, dhe atij rus, Vladimir Putin.
Në pistë është shtruar një tapet i kuq në formë L-je, që çon drejt një platforme të shënuar me mbishkrimin “ALASKA 2025”, ndërsa në sfond shihet një mal i mbuluar me re, shkruan CNN, transmeton Gazeta Express.
Pamja bëhet edhe më mbresëlënëse nga katër avionë luftarakë F-22 Raptor të rreshtuar përgjatë tapetit të kuq. Ironikisht, një nga detyrat kryesore të skuadroneve ajrore në Elmendorf është pikërisht interceptimi i avionëve rusë që hyjnë në hapësirën ajrore amerikane.