Skënderbeu ‘zhduket’ nga teksti i Ilir Shaqirit në Maqedoni - Gazeta Express
string(57) "skenderbeu-zhduket-nga-teksti-i-ilir-shaqirit-ne-maqedoni"

Yjet

Gazeta Express

28/08/2025 0:19

Skënderbeu ‘zhduket’ nga teksti i Ilir Shaqirit në Maqedoni

Yjet

Gazeta Express

28/08/2025 0:19

Në një dasmë të zhvilluar në Tetovë, Maqedoni e Veriut, është kënduar kënga e njohur patriotike “Lulja e Kosharës” nga kengetari Ilir Shaqirit – por një ndryshim në tekst ka tërhequr menjëherë vëmendjen e publikut.

Kënga, e interpretuar nga disa djem gjatë dasmës, nuk përmbante vargun origjinal “Gjaku i Skënderbeut”, por në vend të tij u dëgjua “Gjaku i këtij dheu”.

Ky ndryshim ka shkaktuar reagime të forta në rrjetet sociale. Disa komentues shprehën shqetësim për “fshirjen” e figurës së Skënderbeut nga kënga:

“Thrret Adem Jashari, gjaku i SKËNDERBEUT… Shpresoj të jetë gabim, jo me qëllim!”, është shprehur TikTokeri i njohur Roki Alb.

Ndërsa të tjerë e kanë përkrahur versionin e ri, duke u pajtuar me heqjen e figurës së madhe të Skënderbeut nga teksti.

Kënga “Lulja e Kosharës” është një nga himnet e njohura të luftës së Kosovës, e dedikuar Mujdin Aliut – një luftëtar shqiptar nga Tetova, i cili ra dëshmor në betejën e lavdishme të Kosharës në moshën 25-vjeçare. Ai mban titullin Hero i Kosovës.

Ndryshimi i tekstit ishte i qëllimshëm – dhe kjo ka mjaftuar që rrjetet të ndahen mes përkrahësve dhe kritikëve të kësaj ndërhyrjeje.