Deputeti i Fronti Europian, Skender Rexhepi në një dalje për media tha se Qeveria nuk i ka përfshirë mërgimtarët gjatë financimit të komunave. Për këtë, siç bëri të ditur Zejdi, Fronti Europian do të kërkojë përgjegjësi.
Deputeti Rexhepi gjithashtu theksoi se kjo është një fitore e madhe e diasporës shqiptare e cila gjithmonë ka insistuar dhe asistuar që kjo nismë të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese.
Kjo procedurë, sipas Rexhepit ka qenë e përpiluar aq mirë dhe me detaje nga Fronti Europian, saqë Gjykata Kushtetuese është dashur vetëm ta vendos firmën, dhe nuk ka pasur nevojë të shtojë asgjë.
Rexhepi nga FE, kërkoi përgjegjësi nga Qeveria dhe anulim të menjëhershëm të vendimit me të cilin janë shkurtuar fondet e komunave dhe institucioneve tjera si pasojë e këtij vendimi qeveritar./Gazeta Express/
tag_katrorimaqedoni_2