Skënder Brataj: Në korrik do të rritet numri i të infektuarve me Covid në Shqipëri - Gazeta Express
string(81) "skender-brataj-ne-korrik-do-te-rritet-numri-i-te-infektuarve-me-covid-ne-shqiperi"

Gazeta Express

09/07/2020 23:30

Skënder Brataj: Në korrik do të rritet numri i të infektuarve me Covid në Shqipëri

Gazeta Express

09/07/2020 23:30

Shefi i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj tha gjatë një interviste në emisionin “Opinion” se shifrat e të prekurve COVID gjatë muajit korrik do të vijojnë të jenë në rritje.

Ai u shpreh se infektimet që kemi aktualisht janë pasqyrim i hapjes së qershorit dhe gjatë muajit korrik, nëse lokalet do të jenë plot dhe nuk do të respektohen rregullat shifrat do të jenë në rritje.

Lexo Edhe:

Në këtë periudhë ne jemi me fillimin e hapjes. Kjo javë është në rritje dhe përkon me hapjen e qershorit. Kapacitetet spitalore janë rreth 550 shtretër dhe kemi 256 respiratorë. Unë mendoj se shpejti do hapim COVID2. Korrikun do ta kemi në ngritje, sepse është maksimumi i dëmit që është bërë. Po kërkohet që njerëzit të ndërgjegjësohen”, tha Brataj, i cili deklaroi se deri në këto momente vdekshmëria në Shqipëri është 2.6%.

Por ajo çfarë Brataj tha se është shqetësuese lidhet me faktin, që 61 përqind e të infektuarve po shfaqin simptoma, ndërsa në fillim të pandemisë, vetëm 30% e personave të prekur shfaqin simptoma.  Shefi i Urgjencës tha se Shkodra është qyteti me përhapjen më të lartë në bazë të numrit të popullsisë dhe këtë e lidhi me mosrespektimin e rregullave.