Ndërsa ndeshjet e së tetës së finales së Ligës së Kampionëve janë ende në zhvillim, tashmë dalin në pah tendencat dhe mundësitë për çerekfinalet, të cilat priten të jenë sfida të jashtëzakonshme.
Pas rezultateve të para të fazës eliminatore, disa ndeshje tashmë e kanë marrë një pamje të qartë, duke bërë që alternativat për raundin e ardhshëm të jenë gjithnjë e më interesante dhe, në disa raste, edhe mjaft surprizuese, shkruan “Gazeta Express”.
Siç duket nga tabelat aktuale të kualifikimit, disa çifte të mundshme për çerekfinalet janë tashmë në horizont, dhe një prej tyre duket të jetë Real Madrid kundër Bayern München, një përballje që po fiton probabilitet gjithnjë e më të lartë ndër tifozët dhe analistët e futbollit.
Kjo bazuar në mënyrën se si kanë dalë rezultatet deri më tani dhe përqendrimin e ekipeve të tjera të forta në pjesën tjetër të tabelës.
Në detaje, mundësitë për çerekfinalet qëndrojnë kështu:
Paris Saint-Germain ose Chelsea – Galatasaray ose Liverpool
Real Madrid ose Manchester City – Atalanta ose Bayern Munich
Newcastle ose Barcelona – Atlético Madrid ose Tottenham
Bodo/Glimt ose Sporting CP – Bayer Leverkusen o seArsenal
Pra, ndërsa disa ndeshje të së tetës së finales kanë qenë vendimtare — me klubet që e kanë siguruar një avantazh të rëndësishëm për ndeshjen e kthimit — tabela për çerekfinalet po merr formë në mënyrë graduale, duke ngjallur entuziazëm mes tifozëve për përballje spektakolare në ditët e para të prillit.
Më saktësisht, çerekfinalet do të luhen më 7/8 prill dhe më 14/15 prill. /Gazeta Express